Shamibardhat që terhoqën vemendjen në kafe…

0

Ilir Cumani sjell disa foto emocionuese që nuk të ndodh shpesh t’i shohësh në ambientet e kryeqytetit ndërsa përcjell edhe një mesazh të fortë, transmeton Opinion.al
“Këtë fundjavë, rastësisht u bëra dëshmitar i një situate të pazakontë në një bar-kafe të kryeqytetit. Përjetova një gjendje emocionale që rrallë e ndesh në këto mjedise kreative të mbipopulluara më së shumit me të rij e të reja student. Dy të moshuara krejt të lirshme zunë në vend të atij bari duke sfiduar dhe shpërfillur mjedisin nga vështrimet kureshtare që “vjedhurazi” rrëmbenin me shikimet ato çaste që ofronin në intimitet të moshuarat kur mes bisedës konsumonin për qejf kafenë në filxhanin e tyre… Portretet e tyre fisnike më sillnin ndërmend anetë e Gjirokastrës, ijet e Tiranës, loket e Shkodrës… Të mirat dhe të urtat gjyshe që mbajnë në shpirtin e tyre pjesën më të mirë të kësaj bote… T’i duam, dhe t’i vlerësojmë sa i kemi mes nesh, për t’u bërë dhe qenë më të mirë edhe atëherë kur ato largohen nga kjo botë”, shkruan Cumani./GAZETA FAKTI

screenshot-18_1464469148-5634868screenshot-17_1464468942-6305071

screenshot-18_1464469148-5634868

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch