SI U DOGJËN TË GJALLË TRENJAKËT NË DURRËS (video)

0

Tragjedi në Durrës. Tre fëmijë kanë ndërruar jetë pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në Rromanat pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre. Fatkeqësisht brenda në banesën e kryefamiljarit Gazmend Konçi kanë qenë vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Vetë nëna i ka postuar fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.

Pak orë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik mbrëmjen e djeshme, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi luanin me shkrepëse, u mësua edhe një detaj për nënën, 30-vjeçaren Migena Konçi.

Kjo e fundit dyshohet se i kishte mbyllur trinjakët brenda banesës, e bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do ngrejë akuzë për pakujdesi për 30-vjeçaren Migena Konçi, zbulohen edhe fotot e trinjakëve.

Vetë nëna i ka postuar fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”. E poshtë fotove të tyre të shumtë janë ata që komentojnë e urojnë jetë të gjatë. “Fali o Zot se janë engjëj yjet e vegjël”, transmeton NOA.

Image result for trenjakët durrës

Loja me shkrepësen u mori jetën tre fëmijëve

Burime nga zjarrfikësja shprehen se fëmijët dyshohet se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse duke shkaktuar zjarrin, pasi janë gjetur disa fije në tokë, ndërsa dhoma ku ndodheshin dritaret i kishte me hekura. Sipas burimeve, fillimisht ka marrë zjarr kolltuku në dhomën e tyre. Sfungjeri i kolltukut solli përshpejtimin e flakëve, ndërsa zjarrfikësja deklaron se është konstatuar një vatër e thellë zjarri. Më pas zjarri është përhapur tek perdet dhe më pas në të gjithë banesën. Banorët dhe familjarët e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për t’i shpëtuar, pasi dera ishte e pushtuar nga flakët, ndërsa dritarja ishte me hekura.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar se zjarri i pasdites së sotme nuk ka lidhje me shpërthimin e ndonjë bombole gazi, por ka qenë aksidental.

Ngjarja

Qyteti i Durrësit është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Romanat të këtij qyteti. Trinjakët e moshës 3 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tyre.

Nga të dhënat e para mësohet se e ëma e viktimave ka rrëfyer në polici se i kishte lënë fëmijët vetëm në shtëpi, pasi ishte larguar për disa punë. Kur është kthyer, ka para që shtëpia kishte marrë flakë, si dhe fëmijët e saj ishin djegur, duke humbur jetën. Po ashtu, në momentin që ka rënë zjarr në shtëpi nuk ka qenë as babai i fëmijëve, Gëzim Koçi.

Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë, por dyshimet e para të policisë lidhen me faktin se trinjakët mund të ketë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe u kanë vënë flakën orendive. /Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch