Ja si mund t’i fitojnë “letrat” të huajt që jetojnë në Cyrih?

0

Këshilli për të Huaj i qytetit të Cyrihut u ka propozuar autoriteteve të qytetit që të krijojnë një kartë identiteti për të huajt “pa letra” (Sanspapiers) që do të vlente vetëm në Cyrih dhe kryesisht për të huajt pa letra që jetojnë në Cyrih.

Një përfaqësuese e këtij këshilli e ka arsyetuar para gazetës “Schweiz am Sonntag” kërkesën për të ashtuquajturin “City ID” si nevojë që kanë njerëzit pa letra për të treguar identitetin e tyre në mungesë të një pasaporte të vlefshme, transmeton albinfo.ch.

Si model për një dokument të tillë këshilli ka marrë një kartë të ngjashme identiteti që ka krijuar qyteti i Nju Jorkut.

Departamenti presidencial i qytetit të Cyrihut ka treguar gatishmëri për të shqyrtuar një propozim konkret që do të paraqitej për këtë dokument. Por ai njëherësh tërheq vërejtjen për vështirësitë e mundshme që paraqet jetësimi i një nisme të tillë. Kjo  veç tjerash për faktin se autoritetet kanë si obligim zyrtar të paraqesin (denoncojnë) personat pa letra dhe në këtë rast ata duhet ta kryejnë obligimin e tyre./ GAZETA FAKTI

 

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch