NGADALËSOHET FUQIZIMI I FRANGËS

0

Banka Qendrore e Zvicrës ndryshoi qasje ndaj mbivlerësimit të fortë të frangës, ndërkohë që mbajti të pandryshuar politikat lehtësuese monetare. Megjithatë, institucioni deklaroi se franga vazhdon të jetë e fortë dhe situata në tregun e këmbimit valutor mbetet e cenueshme.

Valuta, që cilësohet si një aktiv i sigurt, ka humbur tërheqjen e investitorëve gjatë javëve të fundit, ndërkohë që rimëkëmbja ekonomike në Europë ka rifituar vrull dhe rreziqet politike janë reduktuar.

Euro është rritur me gati 5% që prej fillimit të muajit Korrik, duke arritur 1.15 kundrejt frangës, duke ndihmuar eksportuesit vendas, që kanë për partner kryesor tregtar Eurozonën.

Megjithatë, ky është poshtë nivelit prej 1.20 që Banka Kombëtare e Zvicrës ka mbrojtur prej vitesh deri në Janar të 2015-ës.

Institucioni mbajti normën negative të interesit të pandryshuar dhe deklaroi se është në gatishmëri për të ndërhyrë në tregjet e valutave nëse do të jetë e nevojshme.

Banka uli projeksionet për rritjen ekonomike në 2017-ën, në 1% nga 1.5% që vlerësonte në muajin Qershor. Institucioni rriti gjithashtu projeksionet për inflacionin në 0.4% për këtë vit, krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 0.3%./Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch