PSE ËSHTË MË I SHTRENJTË FLUTURIMI NGA ZVICRA?

0

Një analizë ekskluzive tregon se pasagjerët zviceranë  paguajnë deri në 58 për qind më shumë për të njëjtën distancë fluturimi. Avokatët e organizatës për konsumatorë (FRC) janë duke bërë thirrje për një hulumtim të kompanive të fluturimit në Zvicër.

Bagazhi, rezervimi i vendit,  për të gjitha këto paguani më shumë me një kartelë krediti për linjat ajrore nga Zvicra. Për të bërë vlerësimin e tarifave të fluturimit ka bërë një krahasim portali Kayak.ch për SonntagsBlick, transmeton albinfo.ch.

Kayak ka analizuar çmimet e biletave në mes të 1 janarit 2015 dhe 30 prill 2016, destinacionet më të frekuentuara nga Cyrihu. Kjo tregon se shumica e fluturimeve dhe kthimi nga Cyrihu janë mesatarisht më të shtrenjta se anasjelltas. Për shembull: Zurich-Malaga-Zurich kushton mesatarisht 56 për qind më shumë se Malaga-Cyrih-Malaga. Edhe pse është e njëjta linjë ajrore, i njëjti avion, i njëjti ekuipazh dhe të njëjtat aeroporte.

Veçanërisht janë të theksuara diferencat e çmimeve në Gjermani, në Gadishullin Iberik dhe në Ballkan.
Pra, shijoni Zürich-Berlin-Zurich , 58 për qind më shumë se sa e kundërta. Edhe me bileta për Barcelona, Mallorca, Beograd apo Vjenë, ndryshimet e çmimeve janë të theksuara.

Krejt ndryshe interpretohet nga organizata për konsumatorë (FRC). Sara Stalder (49) nuk beson se dallimet e larta në çmime i atribuohen vetëm kërkesës dhe ofertës. Ajo bën thirrje për një hetim të tregut. “Ky është një rast për Komisionin e Konkurrencës. Tregu nuk e ka rregulluar problemin, thotë Stalder./GAZETA FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch