Real Madrid, për të 11-ën herë kampion i Europës

0

Real Madrid ka triumfuar në “San Siro” ndaj Atletikos së Madridit duke e mposhtur skuadrën e Simeones nga 11-metërshat.  Koha e plotë dhe shtesa është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa gjithçka është vendosur nga pika e bardhë ku janë gjuajtur 8 penallti.

“Los Blankos” realizoi 5 të sakta, ndërsa Atletiko vetëm 3. Mbrojtësi spanjoll i “Los Kolçoneros” Huanfran humbi penalltinë e katërt për skuadrën, pasi topi u ndal në shtyllë. Në fund vendosi ekzekutimi i  11-metërshit të pestë të gjuajtur me mjeshtëri nga ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo. Sulmuesi 31-vjeçar i jep për të dytën herë dhe të 11-ën në historinë e klubit, Realit trofeun e Champions Leagues.

Zinedin Zidane ngre trofeun e parë me skuadrën e Realit të Madridit nën petkun e trajnerit. Një arritje e madhe për teknikun francez të madrilenëve.

Pjesa e parë

Real Madrid luan 45 minuta më të mira ku arrin dhe të realizojë me anë të kapitenit Ramos. Mbrojtësi spanjoll shënon brenda 15 minutave duke i dhënë avantazhin skuadrës. Ndërkohë nuk mungojnë dhe kundërsulmet nga kundërshtarët por pjesa e parë mbyllet 1-0.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë Atletiko ka pasur rastin të barazojë shifrat në minutën e 49′ me anë të Griezmanit nga pika e bardhë, por nuk ja del. Sulmuesi francez nuk arrin ta konvertojë në gol 11-metërshin e fituar nga Torres. Teksa të gjithë prisnin barazimin e rezultatit, Grizeman gjuan por topi ndalet në traversë. Pas rasteve të njëpasnjëshme skuadra e Simeones ja del të barazojë me anë të Ferreira-Karrasko në minutën e 80′. Vetëm pak minuta më parë madrilenët e Zidanës kishin  rastin të dyfishonin shifrat me anë të Ronaldos.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch