Ja metoda e re për lindjen e një fëmije / Video

0

Me zhvillimin e teknologjisë duket që çdo gjë po bëhet më e lehtë. Të lindësh një fëmijë nuk do të jetë më një process i dhimbshëm pasi egziston një metodë e re cezariane, e cila besohet se do jetë më pak shqetësuese për të sjellë një fëmijë në jëtë. Sarah Saunders, nga Devon, ka postuar një video ‘lindje cezariane natyrore’ në youtube.

Ky klip është filmuar në maternitetin Torbay, e cila tregon momentin e nxjerrjes foshnjës nga barku i nënës.

Por si funksionon lindja natyrale cezariane ? Mjekët bëjnë një prerje në mitër nga ku del koka e foshnjës. Në këtë mënyrë bëhet manovrimi i supeve duke rrëshqitur jashtë në një mënyrë të ngjashme me lindjen natyrale.

Mamia Jenny Smith përmes Daily Mail ka komentuar se ky proces është i përafërt me lindjen natyrale dhe se është një moment mjaft emocionues. Foshnja mbetet në bark deri në katër minuta dhe nëna mund të shikojë në atë, të shohë fytyrën e saj të vogël dhe gjininë.  

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch