KUR LAZDROHEN FËMIJËT E KRIMINELËVE! (VIDEO)

0

Vajza e një krimineli të njohur serb, të kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 18-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.

Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani. Ky i fundit u qëllua në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese. Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.

Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze. 

Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit. Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.

Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.

“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.

Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.

 

Pictured: Anastasija (right) was thrown the party by her mother (left), Serbian folk singer Ceca, who said that she was 'proud' of her daughterPictured, Anastasija RažnatovićChampagne life:  Anastasija and her friends pose for a photo during the luxurious birthday party at the Hyatt Hotel in BelgradeAnger: While Anastasija and her friends enjoyed their night (pictured) ordinary Serbians slammed the expensive event as a 'reflection of bad taste'
Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch