PUSHIME PERFEKTE NË “RAFAELO RESORT” – SHËNGJIN (video)

0

Një rekomandim nga Gazeta FAKTI për të gjithë ata që për disa arsye iu kanë ikur mujve përvëlues të verës dhe pushimet e tyre i kanë shtyer për në shtator apo tetor. Ja, një destinacion që nuk kërkon ta hulumtoni shumë për ta gjetur, sepse për këtë është kujdesur stafi i Gazetës FAKTI, duke iu ofruar në një vend: edhe pushim, edhe rekreim edhe turizëm kulturor.
Në bregdetin e Shëngjinit, ndodhet kompleksi turistik-pushues “Rafaelo Resort”. Këtu do të gjeni shërbim cilësor, komoditet, argëtim, relaks, gatime të traditës shqipëtare dhe europiane, ambjente ç’lodhëse të gjelbëruara.

Hotelet ofrojnë rehatinë më të madhe duke përfshirë të gjitha shërbimet si bar – restorant, pizzeria, fastfood, market, doktor, pishinë, disko club etj. Në një hapësirë prej 30 000 m2 dhe me sipërfaqe ranore 10 ha e pastruar dhe sistemuar me 1500 shezllone dhe çadra. Uji i ngrohtë i detit dhe flladi i lehtë, e kthen vendndodhjen e plazhit tonë në një oaz pushimi.

Rafaelo Resort përmban më shumë se 350 dhoma të cilat janë dekoruara në mënyrë unike sipas tipit të dhomës që kombinojnë traditën me modernen si dhe më shumë se 1500 shtretër vetëm në dispozicion tuaj.

Dhomat janë të projektuara për rehati dhe komoditet të mysafireve duke krijuar një ambient të këndshëm për tu çlodhur para ose pas nisjes për në plazh. Të dekoruara me shumë shije ku ngjyrat e ëmbla, dhe pamja spektakolare e bregut të detit ose pishinës ju garantojnë një qëndrim të këndshëm dhe relaksues.

Akomodimi në Rafaelo Resort përbëhet nga : 4 Hotele, 350 Dhoma, 1000 Shtretër

Përfekt në çdo detaj 

Secila nga dhomat e hotelit është e kompletuar dhe mobiluar me shumë shije dhe ofron komfort të shkallës së lartë kombinuar me një karakter rajonal tërheqës. Në të njejtën kohë hoteli ofron dhoma me pamje tërheqëse nga deti.

Dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, telefon, tharëse flokësh, TV me satelit , minibar dhe shumë facilitete të tjera.

Dhoma Teke & Dopio
Dhoma  teke dhe dopio  kanë të gjithe konfortin e nevojshëm për pushuesit individual ose çift. Te dekoruar në menyrë të këndshme me krevate dopio të rehatshëm me pamje relaksuese nga deti ose pishina.

Dhoma Treshe

Dhomat treshe janë të përshtatshme për familje të vogla që ofrojnë të gjithë komfortin e nevojshmëm në mënyrë që mysafirët tanë t’ia kalojnë sa më mirë. Dhomat përmbajnë krevat dopio + 1 krevat tek si dhe të gjitha facilitet e mëposhtme.

 

Dhoma Familjare

Dhomat familjare janë të projektura me 2 dhoma individuale të cilat ofrojnë një zgjidhje të përsosur për familjet e mëdha të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet sëbashku. Të dizenjuara me mjaft kujdes dhe shije që e bëjnë qendrimin tuaj sa më të rehatshëm dhe përshtatshëm.

Apartamente

Hoteli ofron për pushuesit Apartamente me kuzhinë ose pa kuzhinë.
Apartamentet  janë të ndërtuara në menyrë të tillë që klientët tanë gjatë pushimeve të ndjehen si në shtëpinë e tyre duke iu dhenë të njejtën kënaqësi dhe rehati.

Te gjithë tipet e dhomave kanë të përfshirë në çmim:

  • Mengjes falas
  • Një çadër me dy shazllone
  • Parking falas
  • Perdorimin e pishinës
  • Internet wireless falas
  • Wifi falas

 

  • Facilitetet & Shërbimet e Hotelit

    wififree

    WIFI Falas

    Ofrohet  WIFI FALAS në të gjitha zonat e Resortit duke iu siguruar klienteve lundrim të shpejtë në internet gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e resortit tonë.

    parking

    Parking Falas

    Rafaelo Resort ofron parking falas për të gjithë klientet e hotelit duke ju ofruar garanci të automjetit gjatë gjithë kohës që po shijoni pushimet tuaja.

    recepsioni

    Recepsion 24-orë

    Gjithmonë do të jetë dikush që do ju presë me mirësjellje sapo të keni arritur pranë ambienteve tona, Recepsioni 24 orë do të jetë në gadishmërinë tuaj çdo moment.

    rojesigurie

    Shërbim Sigurie

    Në mënyrë që ju të ndiheni të sigurt Rafaelo Resort ka vënë në gadishmëri një staf të trajnuar në fushën e sigurisë në mënyrë që ju të kaloni pushime sa më të qeta.

    rafaeloechange

    Këmbim Valute

    Në ambientet e resortit  do të gjeni edhe zyrën e këmbimit (Exchange) ku mund të kryeni këmbimet e të gjitha llojeve e monedhave me kursin me të mirë.

    market

    Rafaelo Market

    Rafaelo Resort ofron edhe shërbimin Marketit ku mund të kryeni blerjet e të gjitha produkteve të nevojshme për një pushim sa më të rehatshëm.

    agjensi turistike

    Agjensi Turistike

    Dëshironi të eksploroni pikat turistike dhe resurset e qytetit të Lezhës apo ndonjë qytet tjetër, atëherë Rafaelo Resort ju vjen në ndihme duke ju ofruar paketa dhe guida turistike.

    kendlojrash

    Ambjent lojrash për fëmijë

    Për fëmijët e vegjël kemi vënë në dispozicion këndin e lojrave ku do të kenë mundësi që të argëtohen nën kujdesin e animatorëve të trajnuar.

     

Facilitetet e Dhomes : Kondicionim ajri, Kasaforte depozituese, Tharëse flokesh, Shërbim Lavanderie, Televizion Satelitor, Linje telefonike, Ballkon

 

 

 

 

 

 

Adresa:  Kompleksi “Rafaelo”, 50 m nga hyrja kryesore, Shengjin, Lezhe, Albania

 

 

Kontakti:
Tel:
 +355 281 22501

Cel: +355 672011033

Email: info@rafaelohotel.com, generalmanager@rafaelohotel.com

 

 

/Gazeta FAKTI

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch