Bentley zbulon modelin e ri – Mulsanne Speed (video)

0

Bentley ka zbuluar modelin e ri të quajtur ‘Mulsanne Speed’, duke pretenduar se modeli i tij i fundit ofron “eksperiencën më të shpejtë dhe më luksoze në botë”.

Për tu bindur, juve ju nevojitet vetëm t’i shihni pamjet, të pjesës së brendshme e të jashtme të kësaj makine.

Bentley ka vendosur në këtë makinë një motor 6.75 litërsh turbo-binjak V8, i cili prodhon 530 kuaj-fuqi dhe një fuqi monstruoze prej 811 çifteve rrotulluese.

Kjo fuqi e motorit e bën veturën luksoze që në vetëm 4 sekonda të arrijë 96kmh.

Krijuesi i veturës e ka re-kalibruar edhe transmetuesin e gjashtë shpejtësive automatike për të përmirësuar përcjelljen e boshtit, përderisa ka shtuar një mënyrë që e përshtat shpejtësinë, duke lejuar kështu që vetura të ketë një përgjigje turbo më të shpejtë.

Në gjithë këtë performancë, vetura Muslanne ka një trup të errët që përmban grilë në pjesën e përparme, mbrojtës, drita të punuara bukur në kokë dhe në bisht.

Së bashku vijnë edhe dy mamita binjake dhe rrota 21 inç, kurse në brendësi të veturës është punuar me specifikacione të Mulliner Driver, që ka ulëse të bukura me logot e firmës të zbukuruara me diamant.

Muslanne do të debutojë në shfaqjen e veturave në Paris muajin e ardhshëm, me dërgesat që do të fillojnë në dimër.

Modeli i ri ka një performancë krejt të re, ultra luksoze, më e zgjeruar dhe me ndenjëse të stilit të avionëve.

Që në pamje është moderne, ka teknologji të jashtëzakonshme, aq sa për t’i siguruar të gjithë botës se me të mund të fluturojnë dhe njëkohësisht të jenë rehat.

Mulsanne është krijuar nga artistë të vërtetë.

Ëolfgang Dürheimer, drejtues dhe shef ekzekutiv i Bentley Motors thotë:

“Mulsanne është një mishërim i ADN-së së Bentley, është elegante, individuale dhe super e fuqishme. Përkufizon më së miri makinat luksoze në mbarë botën dhe ofron një performancë unike”.

“Mulsanne, me elegancën por edhe sportivitetin e saj, mbetet besnike e një luksi limuzinash. Shpejtësia dhe saj dhe performanca motorrike, çel një etapë të re në industrinë e automjeteve”.

01-2017-bentley-mulsanne-speed-geneva-102-2017-bentley-mulsanne-speed-geneva-105-2017-bentley-mulsanne-speed-geneva-106-2017-bentley-mulsanne-speed-geneva-108-2017-bentley-mulsanne-speed-geneva-1

/Oranews.tv/

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch