Opel Astra – makina e vitit 2016 (video)

0

Opel Astra është cilësuar zyrtarisht si makina e vitit 2016, përpara shfaqjes së makina ndërkombëtare që mbahet në Gjenevë cdo vit, duke u përzgjedhur në këtë mënyrë si makina më e mirë e vitit në tregjet europaine.

Një panel me specialistë të automjeteve nga 22 vende të botës vendosën që të shpallin fituesin e vitit bazuar në dizajn, komfortin, sigurisë, ekonominë, fuqinë, performancën por sigurisht edhe cmimin.

Kjo makinë është vërtet familjare, me 4 dyer dhe ka fituar titullin e makinës së vitit, duke mundur 6 modele të tjera në garë.

Drejtuesi i grupit Opel, Karl-Thomas Neumann, i cili pranoi edhe cmimin në emër të kompanisë, tha se cmimi simbolizon rikthimin e fuqishëm të Opel në treg.

“Opel rikthehet sërish, kjo makinë ka emocione, ka teknologji dhe është e përballueshme nga të gjithë. Është një makinë për shtresat e mesme të shoqërisë, të gjitha vendet e BE por edhe më gjerë” tha Neumann.

Ai shtoi se Opel do të nxjerrë në treg 29 modele të reja brenda vitit 2020, me të njëjtën cilësi dhe kujdes, sikurse edhe Opel Astra.

“Ky është vetëm fillimi. Ne po investojmë në 29 modele të reja brenda 4 viteve të ardhshme, ndaj shumë modele Opel do të dalin në treg. Ekipi do të jetë po i njëjti” tha ai.

Makinat tip Mazda MX-5 u renditën në vendin e tretë, ndjekur më pas ngaAudi A4, më pas modeli Xhaguar XE, Skoda SuperB dhe BMV seria 7.

Fituesi i vitit të shkuar ishte Volkswagen Passat, i cili ka fituar të njëjtin titull për disa vite rresht. Tashmë shfaqja ndërkombëtare e automjeteve në Gjenevë është hapur dhe do të qëndrojë e tillë deri më 16 mars.

Gjeneva Motor Show është panairi më i madh i makinave dhe nuk i zhgënjen asnjëherë vizitorët. Në të dominojnë gjithnjë automjetet e luksit, markat legjendare si Ferrari, Lamborghini, Porsche, Aston Martin, por tradicionalisht prezantohen edhe koncepte të reja që premtojnë me inovacion dhe dizajn të guximshëm.

Shpërndaje

Rreth Autorit

Leave A Reply

Please type the characters of this captcha image in the input box

Bitte die Buchstaben des captcha Bildes im Eingabefeld eintippen

© 2014 faktinews.com ⎢ Powred by: newonline.ch